16 Nëntor 2024

MSA do të ketë kosto në të hyrat buxhetore

Prishtinë, 23 tetor - Ministri i Financave Abdullah Hoti, thotë se të gjitha do të kompensohen nga rritja e të hyrave që sivjet ka arritur shkallën prej afro 8%.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) përveç përfitimeve të shumta, ka edhe kosto buxhetore, për shkak të lëvizjes së lirë të mallrave nga Bashkimi Evropian.

Zyrtari i Bankës Botërore Agim Demukaj për Radio Kosovën ka thënë se Marrëveshja ka efekt negativ në të hyrat doganore, por edhe në të hyrat nga TVSH për shkak të zvogëlimit të bazës doganore.

“Pritet diku 60-80 milionë në vitin e parë ndoshta që ka me ndikua, tash varet edhe prej formave të implementimit të marrëveshjes, a fillojnë me krejt rangun e produkteve që importojnë, apo në mënyrë graduale që të mos ndikojë menjëherë.\"

\"Mirëpo ajo është e paraparë si efekt negativ në të hyrat doganore pastaj edhe në të hyrat e TVSH për shkak se e zvogëlon bazën doganore. Por ajo është rruga përpara dhe një kosto që duhet me e bart nëse vërtet mendojmë me ec drejt Europës”, tha Demukaj.

Ministria e Financave nga ana tjetër, është duke i bërë projeksionet buxhetore për vitin e ardhshëm, duke e marrë parasysh efektin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Ministri Abdullah Hoti, thotë se për këtë do të diskutojnë edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

    “Ne jemi duke përgatit buxhetin për vitin 2016 dhe e kemi parasysh efektin që do të ketë MSA, në  të hyrat që do i kemi kryesisht nga dogana dhe kemi thuajse një përafrim të qëndrimeve edhe me ekipin e FMN-së. Në ditët e ardhshme do të finalizojmë diskutimet me ta që në projeksionin e të hyrave për 2016 të marrin parasysh edhe zvogëlimin e të hyrave si rezultat i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.”

Sidoqoftë, ministri Hoti thotë se nuk rrezikohen të hyrat nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

    “Nuk do të rrezikohet sepse rritja në të hyrat sivjet është 7.8% deri tash. Vitin e ardhshëm unë besoj se do të tejkalojmë këtë rritje të hyrave edhe nga ATK edhe nga Doganat dhe kjo do të na mundësojë që ne të akomodojmë çfarëdo zvogëlimi të hyrave nga doganat si rezultat i marrëveshjes”, thotë ministri.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit pritet të stimulojë eksportin kosovarë drejt vendeve të BE-së, sepse një gjë e tillë ka ndodhur me shtetet rajonale që kanë kaluar nëpër këtë proces.

 

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)