02 Maj 2024

MPMS zotohet për implementimin e Ligjit të punës

Prishtinë, 31 mars - Fillimi i muajit prill për zbatimin dhe implementimin e plotë dhe efikas të Ligjit të punës, si muaj informues, sensibilizues apo amnistues ndaj punëdhënësve u quajt sot gjatë një konference për media nga Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq.

Ministri Rashiq, bëri të ditur se inspektorët e Trupës së Inspektoratit të Punës duke filluar nga 1 prilli i këtij viti do të filloj kampanja një mujore për vetëdijesimin e punëdhënësve lidhur me regjistrimin e punëtorëve dhe njoftimi i tyre me të drejtat e punëtorëve dhe përgjegjësitë karshi Ligjit të punës.

“Këtë muaj unë po e quaj muaji i amnistisë për vetëdijesimin e ndërmarrjeve biznesore nga ana e punëdhënësve për regjistrimin e punëtorëve, informata këto që do të merren konkretisht nga Inspektorati i Punës dhe për të shpjeguar qartë dhe çka në realitet rregullon ky ligj, pasi siç e dimë kjo është edhe shtylla kryesore për të marrë një drejtim për zhvillimin e shoqërisë kosovare”, tha Rashiq.

Ndërkaq Basri Ibrahimi, Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, bëri të ditur se e gjithë punë dha angazhimi është për të zhvilluar një partneritet efikas dhe emancipim me ndërmarrjet dhe punëdhënësit kundrejt punëtorit.

Ndërsa dënimi me gjobë sipas tij do të ishte masa e fundit që do të merrej në këtë drejtim, e paraparë me ligj pasi siç dihet tani për tani biznesi privat në Kosovë luan një rol të rëndësisë së veçantë në zhvillimin më të lartë në raport me punëtorin dhe prandaj është menduar të krijohet një fushatë sensibilizuese, para se të fillohet me dënime muajt në vazhdim në rast të mosimplementimit të ligjit në fjalë.

“Dënimi nuk do të ishte akti kryesor në arritjen e implementimit të Ligjit të punës, por të veprojmë me partneritet të ndërsjellë për të pasur një efikasitet nga të dyja palët”, tha ndër tjerash z. Ibrahimi.

Gjithashtu gjatë konferencës u tha se vetëm gjatë vitit 2010, nga 7000 inspektime sa janë bërë gjithsejtë, 120 kanë rezultuar me gjoba.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)