MPMS vazhdon bashkëpunimin me organizatën gjermane
Prishtinë, 30 mars - Sot në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ministri Arban Abrashi dhe përfaqësuesi i organizatës gjermane Help-Hilfe zur Selbsthilfe nënshkruan aneks marrëveshjen për vazhdim të bashkëpunimit për ofrim të granteve për 455 biznese të vogla dhe trajnime profesionale.
Projekti do të realizohet gjatë vitit 2016-2017 në këto komuna: Prishtinë, Graçanicë, Mitrovicë, Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Vushtrri, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Podujevë dhe Novobërdë.
Nëpërmjet këtij projekti, planifikohet të shpërndahen 455 grante, duke ofruar pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo rrisin biznesin e tyre. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, do të jetë 2,000.00 Euro, shumë kjo e cila përfshinë edhe investimin nga përfituesit prej 15%. Krahas pajisjeve, përfituesve do t\'u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe mbështetje teknike pasi të kenë pranuar pajisjet.