MPMS shuan departamentin punëtorët protestojnë
Prishtinë, 14 korrik - Sindikata e Shërbyeseve Civil të Kosovës (SSHCK), sot me kërkesën punëtorëve të Departamentit të Institutit të Politikave Sociale të Kosovës (DIPS) ka mbajtur takimin me zëvendës Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Zenun Pajaziti.
Në këtë takim u bisedua lidhur me problemin e krijuar në Departamentin e Institutit të Politikave Sociale, pas vendimit të MPMS për shuarjen e këtij Departamenti.
Punëtorët e këtij Departamenti, kanë kërkuar shpjegim të këtij vendimi të cilin e kan kontestuar si të paligjshëm, nga Zyra Ligjore e Kryeministrit kë Kosovës z.Thaqi dhe e njëjta përgjigje është dali si përgjegje e pritur ngase edhe Zyra Ligjore e ka konsideruar si vendim të jashtligjshëm.
Duke parë se MPMS do që ta implementon nje vendim të padrejtë, punëtorët e DIPS, kanë paraqitur Ankesën në vendimin e MPMS-s pran Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe janë në pritje të një vendimi të tillë.
Të gjithë punëtorët e këti Departamenti, kanë nënshkruar një Peticion ku shprehen se nuk pajtohen me një vendim të tillë të Ministrit Nenad Rashiq dhe paralajmërojnë se do ti radikalizojnë veprimet e tyre deri në grevë në vendin e punës, nëse Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të provoj që ta implementoj vendimin e tyre.