08 Nëntor 2024

MPMS shpërndan pako ushqimore dhe dhurata për festat e fundvitit

Prishtinë, 22 dhjetor - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shpërdarë mbi 50 pako ushqimore  dhe mbi 100 pako dhurata me rastin e festave të fundvitit për familjet skamnore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.

Zv/ministri Rahmani  tha se MPMS-ja është e gatshme që gjithmon të mbështesë komunitetet pakicë në kërkesat dhe nevojat që kanë këto komunitete.

“Ne si MPMS nuk është hera e parë dhe e fundit që po mbështesim këto komunitete.  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përkrahur shumë dhe në çdo kohë komunitetet pakicë, jo vetëm në aspekte humanitare e sociale, por edhe në atë të punësimit”. Në të gjitha këto aktivitet, zv/ministri​ Rrahmani, tha se ka pasur çdo herë përkrhaje dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me ministrin Arban Abrashi.

Ai ka premtuar se mbështetja institucionale e komuniteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)