MPMS shfuqizon memorandumin më kompaninë HOW L.L.C
Prishtinë, 28 maj - Ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale Nenad Rashiq ka marr vendim për shfuqizimin e memorandumit të mirëkuptimit i lidhur në mes MPMS-së dhe kompanisë HOW L.L.C të bërë 16 nëntor 2012, që kishte për qëllim punësimin e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetin e Gjermanisë.
MPMS bën të ditur se ky vendim i ministrit Rashiq ka ardhur duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe konform legjislaturës të aplikueshme për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, duke u nisur nga moszbatimi i memorandumit të mirëkuptimit i lidhur në mes MPMS-së dhe kompanisë HOWL.L.C.
Arsyeja kryesore për shfuqizimin e këtij memorandumi është pamundësia e realizimit të projektit nga ana e shtetasve të Kosovës për tu punësuar në Gjermani, sipas kërkesave dhe kritereve të përcaktuara në këtë memorandum.