19 Maj 2024

MPMS pret përgjigjen nga FMN për çështjen e pensioneve

Prishtinë, 10 qershor - Brenda javës që vije, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale pret përgjigje me shkrim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për çështjen e pensioneve.

 Nga ana tjetër, pensionistët, propozojnë të krijohet një fond i veçantë, i cili, sipas tyre, do të mbushej nga punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Pas qëndrimit në Kosovë të një delegacioni të FMN-së për të diskutuar për Draftligjin e Skemës Pensionale të Financuara nga Shteti, pritet që një qëndrim zyrtar nga ky institucion, të pranohet gjatë javës në vazhdim.

Këshilltari në Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale Behxhet Gaxhiqi, thotë se është insistuar që përgjigjja të pranohet sa më shpejt:

“Kemi insistuar që përgjigjen ta kemi shumë shpejt, mund të pritet ndoshta brenda javës së ardhshme në mënyrë që të kemi një përgjigje zyrtare nga FMN”, tha Gaxhiqi.

Ndërkohë, Komisioni i përbërë nga përfaqësues të Qeverisë, Koalicionit të Pensionistëve dhe përfaqësues të Vetëvendosjes, ende nuk e mbajti takimin e parë, edhe pse kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë pune për të dalur me një propozim konkret.

Përfaqësuesi i pensionistëve në këtë Komision, Sait Dragaj, thotë se FMN nuk mund të kundërshtojë rritjen e pensioneve. Sipas propozimeve të tyre dhe të Vetëvendosjes, një Fond Pensional do të mbushej me nga 3% nga të ardhurat e të gjithë të punësuarve dhe punëdhënësve, thotë Dragaj:

“Propozojmë që të rriten kontributet për pensione, 3+3 punëmarrësi dhe punëdhënësi, pra ajo 6% të shkonte në fondin për pensione me çka do të krijohej një fond prej rreth 20 milionë euro në vjet”.

Por, këshilltarit Gaxhiqi, si duket nuk i pëlqen propozimi i Vetëvendosjes:

“Subjektet politike mund të japin propozime, mirëpo ne punojmë sipas planeve dhe programeve tona, meqenëse kemi të hartuar planin. Në kuadër të kësaj, kemi edhe propozimet edhe rekomandimet tona dhe vazhdojmë sipas kësaj dinamike”.

Sipas një strategjie të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë implementimit pesëvjeçarë, pensionet do të rriteshin në shumën mbi 270 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)