MPMS përkrahë komunën e Shtimes
Prishtine, 23 gusht -Në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe komunave të Kosovës, për projektin e punëve publike 2011, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, i shoqëruar nga zyrtar te larte te MPMS-se, vizituan sot Kuvendin Komunal të Shtimes ku u priten nga kryetari z.Naim Ismajli.
Z.Ismalji, njoftoj përfaqësuesit e ministrisë rreth zhvillimeve te punëve qe po kryhen ne projektin Rregullimi i shtratit te lumit ku gjithsej ne projekt janë angazhuar 25 punëtore dhe 15 prej tyre janë punësuar përmes Zyrës se Punësimit.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga projekti Punët Publike 2011 ka mbështetur financiarisht projektin Rregullimi i shtratit te lumit ne vlere prej 130 mije euro për komunën e Shtimes.
Ministri Rashiq, inkurajoje kryetarin e Komunës së Shtimes z. Ismajlin dhe i ofroj përkrahje si ministri ne çdo projekt dhe ide te cilat janë ne te mirën e qytetareve.
Këto projekte implementohen ne partneritet duke u mbështetur nga MPMS dhe implementuar nga Komunat. Janë gjithsej 29 komuna te cilat kane përfituar mbështetje financiare për realizimin e 39 projekteve për punësim te qëndrueshëm nga Banka Botërore. Ky është viti i dyte i realizimit te këtij projekti nga Banka Botërore.