MPMS nënshkruan marrëveshje me UNDP rreth subvencionimit të pagave
Ky project ka të bëjë me fushat dhe sektorët që ndërlidhen me përpunimin e drurit, metalit, bujqësisë, pakteimet ushqimore, IT-it dhe fusha të tjera.
Ministri Abrashi poashtu theksoi se më këtë fond do të fillojmë subvencionimin e së paku 600 personave në tërë Kosovën në periudh 6 mujore.
Ndërsa zëvendësja e përfaqësuesit të përhershëm për UNDP në Kosovë znj. Alessandra Roccasalvo tha se programi përkatës me të cilin kemi punuar me MPMS-në, ka gati 10 vite që është duke u implementuar, dhe janë punësuar më shumë se 13 mijë persona.
Kjo marrëveshje që u nënshkrua sot është shumë e rendësishme sepse shumë persona do të trajnohen dhe është më e lehtë për ta që në të ardhmën të gjejnë vende të lira pune.
Përmes këtij programi tentojmë ti arrijmë dy objektiva, punësimin e të papunëve afatgjatë si dhe përkrahjën e bizneseve private që të punojnë në rritjen e afarizmit të tyre në mënyrë që të rritet dhe numri i të punësuarve.
Në fund të takimit ministri Abrashi u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e ofruar nga UNDP-ja dhe u nda i kënaqur nga kjo gatishmëri, që po i shtyen përpara shumë ide të reja të cilat gjithmonë do të jenë në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.