MPMS nënshkruan marrëveshje me Deçanin dhe Kamenicën
Prishtinë, 14 gusht - Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale,zv/ministrja e kësaj ministrie, Rita Hajzeraj-Beqaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e komunës së Deçanit dhe nënkryetarin e komunës së Kamenicës, Fatmir Matoshi.
Po sot, marrëveshje e njëjtë, do të nënshkruhet edhe me komunën e Vushtrrisë.
Gjatë takimit, që Hajzeraj Beqaj ka pasur me z. Selmanaj dhe Matoshi, ka falënderuar ata për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunimin në mes nivelit lokal dhe atij qendror në sferën e çështjeve sociale, që kanë për qëllim ofrimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, me çka këto shërbime do të jenë shumë më afër qytetarëve në nevojë.
Me këto marrëveshje, bëhet bartja e kompetencave nga MPMS-ja në komunat respektive për përkujdesje institucionale-rezidenciale për personat me aftësi të kufizuar mendore-ngecje në zhvillimin mendor, ashtu siç është përcaktuar në aktet përkatëse legjislative dhe në marrëveshjen në mes MPMS dhe MAPL të datës 18.01.2006.