MPMS nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me OJQ-në - IRW
Prishtinë, 9 mars - Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ-në, Islamic Relief Worldwide, për bashkëpunim reciprok me MPMS-në, në implementimin e projekteve të ndryshme humanitare.
Memorandumi parasheh bashkëpunimin ndërmjet IRW dhe MPMS-së në projektet humanitare, përkrahjen e familjeve skamnore, atyre në asistencë sociale, si dhe komunitetet dhe të kthyerit, të cilët janë qytetarë të Republikës së Kosovës.
Të dy palët u dakorduan për bashkimin e fondeve dhe mjeteve tjera, si dhe në kërkimin e fondeve lokale dhe ndërkombëtare, për implementimin e përbashkët të projekteve humanitare, me përkushtim të veçantë përkrahjen e familjeve të varfra, duke u fokusuar në strehim, edukim, shëndetësi, përkrahjen e jetimëve, si dhe ngritjen e kapaciteteve lokale.