06 Nëntor 2024

MPMS me tenderë sanksionon kompanitë private e këto sanksionojnë punëtorët

Prishtinë, 28 gusht - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) me datë 10 gusht ka bërë njoftimin zyrtar me numër te prokurimit 209-18-5855-2-1-1 dhe me numër te brendshem 209/018/031/211 me titull Sigurimi fizik objekteve te MPMS.

Sindikata e Sektorit Privat te Kosovës reagon lidhur me formën e ofruar për tender  nga kjo ministri për kompanitë private, pasi që kjo ministri aspak nuk i merr për bazë  rrethana socio ekonomike në Kosovë për cilat kjo ministri është e thirrur ta përcjell.

"Përderisa në kontratat e mëhershme kur ne kemi reaguar per çmimet e ulëta karshi punëtorëve ata thonin se është një dokument i nënshkruar dhe s'mund ta ndryshojmë, kurse tani me vetëdije te plotë MPMS i sanksionon punëtorët me këtë tender", thekson Sindikata

Ministria e Punës në tenderin e shpallur në faqen  50 te këtij tenderi thotë: Kriteri i vetëm i vlersimit është ”çmimi me i lir “ me çka nënkupton se punëtoret e angazhuar  në kompanin qe do e fitoi tenderin do te paguhen  kur i hiqet trusti dhe kontributet tjera do marin mëvarsisht nga mosha 110 ose 150 euro .

Ky sipas sindikates është stimulimi qe MPMS-se ju bën punëtorëve në Kosovë.

"Perderisa ne opinion thuhet nga qeveritaret se punëtorëve te sektorit privat po ju krijohen kushte më të mira te punës, ne i pyesim ata me pagë njëmujore te këtyre punëtorëve ju  a mund ta kaloni spakut një ditë me shpenzimet e juaja e ne mendojmë se jo".

"Duke u nisur nga gjendja e rend e këtyre punëtorëve dhe diskriminimi qe ju ka ber me kte shpallje tenderi ne kërkojmë nga MPMS qe paga e këtyre puntorëve ne tender te jetë e ndar ose me mirë te themi e përcaktuar 250 eu kurse per shërbime tjera te vlej kriteri çmimi me i lirë, ne te kundertën MPMS nuk dot ketë shërbim te arsyeshëm dhe do te ballafaqohni me probleme te përditshme nga ana e puntorëve pasi që me 110 nuk punohe por as nuk jetohet", thuhet me tutje në reagimin e Sindikatë se Sektorit Privat te Kosovës

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)