16 Nëntor 2024

MPMS mbështet ngritjen e kapaciteteve të grave të veja

Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi dhe Drejtori i Iniciativës për Zhvillim të Bujqësisë në Kosovë (IADK), Zenel Bunjaku, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit \"Fuqizimi ekonomik dhe ngritja e kapaciteteve të grave të veja në regjionin e Mitrovicës dhe Prishtinës\".

Marrëveshja parasheh hapjen e 8 bufeve në tetë 8 shkolla të katër 4 komunave në regjionin e Mitrovicës dhe Prishtinës, ku do të punësohen 32 të veja.

Me marrëveshje gjithashtu parashihet që përmes hapjes së vendeve të reja të punës të mundësohet fuqizimi ekonomik i grave, përkrahja e tyre me trajnime për ndërmarrësi, si dhe i kontribuon përmirësimit të kushteve për fëmijët e shkollave në këto regjione, duke ju ofruar ushqim për një kompensim simbolik.

Implementimi i projektit, si pjesë e kësaj marrëveshje, realizohet në koordinim dhe bashkëpunim mes MPMS dhe IADK, ndërsa vlera totale prej 315.000 EUR e projektit mbulohet kryesisht nga projekti i Komisionit Evropian, ku përfshihet edhe kontributi solid i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, Ministri Abrashi ri-theksoi përkushtimin e tij që t\'ju ndihmojë të vejave dhe fëmijëve në nevojë dhe në këtë drejtim i informojë partneret nga IADK për  angazhimin e tij në thellimin e bashkëpunimit me partner e donator me qëllim përkrahjen e grupeve në nevojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)