MPMS, marrëveshje me OJQ Voice of Roma, Ashkali and Egiptian
Prishtinë, 28 tetor - Zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Organizatën Joqeveritare VO RAE të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Marrëveshja në fjalë në fokus ka për qëllim mbështetjen e duhur që duhet dhënë komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në punësimin e tyre përmes shërbimeve dhe masave aktive të tregut të punës të cilat i ofron Zyra e Punësimit në pajtueshmëri të plotë me legjislacion në fuqi.
Me këtë marrëveshje MPMS përmes zyrave të punësimit do të promovoj dhe avokoj në gjetjen e punës të ofruar nga punëdhënësi potencial për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas dhe apriori do të përmbush kriterin e ofrimit të mundësisë së barabartë në punësim dhe krjimin e një integrimi më cilësor të këtyre komuniteteve.
Zv.ministri Rrahmani gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje bëri të ditur se komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian do ta ketë qasjen më të lehtë në të gjitha Zyrat Komunale të Punësimit për çdo bashkëpunim në nivel komunal me përfaqësuesit e OJQ-së VoRAE-ja, për takime, organizime në lidhje me punësimin e sidomos në shfrytëzimin e mundësive lidhur me ndërmjetësimet në punësim.
Me këtë marrëveshje do të ju mundësohet qasje e lehtë në shërbimet e Qendrave të Punësimit sa i përket informimit, aplikimit si dhe mundësisë së barabartë në punësim tha ndër tjerash zv.ministri Rrahmani.
Ndërkaq nga ana tjetër, drejtori i OJQ VO RAE z. Isak Skenderi ka falenderuar MPMS-në për këtë mbështetje që po i ipet këtyre komuniteteve të margjinalizuara deri më sot siç tha ai drejt krijimit të një integrimi më të suksesshëm për të rinjët e këtyre komuniteteve.