MPMS licencoi 13 subjekte juridike dhe organizatave joqeveritare
Prishtinë, 10 korrik - Sot, në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ministri i kësaj ministrie, Arban Abrashi, ndau licencat për 13 subjekte juridike dhe organizata joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.
Procesi i licencimit i ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare si dhe licencimi i subjekteve juridike dhe OJQ-ve që ofrojnë shërbime sociale, është proces i vazhdueshëm dhe i bazuar në Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe akte tjera nënligjore që rregullojnë fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
MPMS-ja se me licencimin individual të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare, si dhe të subjekteve juridike dhe OJQ-ve që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, kai krijuar parakushte solide për avancimin dhe zhvillimin e ofrimit më cilësor të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë, që do të jenë konkurruese me shtetet e rajonit dhe më gjerë.
Shpresojmë shumë se ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare si dhe subjektet juridike dhe organizatat joqeveritare të licencuara deri më tani do të ofrojnë shërbime më cilësore për personat dhe familjet me nevojë sociale, duke pasur parasysh gjithmonë zbatimin e drejt të akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë fushën e shërbimeve familjare si dhe kodin etik për ofrues të shërbimeve sociale dhe familjare, theksoi ministri Abrashi.
Përfaqësuesit e subjekteve juridike dhe OJQ-ve të certifikuara janë:
Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore-Prishtinë
Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijeve Strehimorja Liria-Gjilan
Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve-Prishtinë
Shtëpia e Sigurt-Gjakovë
Qendra për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës Raba-Voca-Mitrovicë
Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve-Prizren
Qendra për Mirëqenien e Gruas-Pejë
Ai.Bi Associazone Amici Dei Bambini-Prishtinë
HandiKos-Suharekë
SOS Fshatrat e Fëmijeve-Prishtinë
Qendra e Kujdesit Ditor Pema-Prishtinë
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së fëmijëve të Kosovës HandiKos-Prishtinë
Organizata Joqeveritare e Shërbimeve Sociale Humaniteti-Rahovec