01 Maj 2025

MPMS jep pensione edhe për qytetarët që janë ndarë nga jeta

Prishtinë, 8 prill - Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale nuk ka arritur të pastrojë listat e pensionistët që ndahen nga jeta. Kjo ministri nuk e di saktë nëse të gjithë shfrytëzuesit e pensionit nga Skema e Pensionit për Persona me aftësi të kufizuara janë gjallë apo jo.

Nga kjo kategori pensionistësh disa persona edhe nëse vdesin ka mundësi që të jenë përfitues të pensioneve. Mosverifikimi i kësaj kategorie nga ana e Ministrisë mund të zgjasë me vite.

\"Koha Ditore\" posedon historikun e pagesës se dy qytetarëve të cilët kanë vdekur në vitin 2009. Në këto dokumente shihet se këta dy qytetarë edhe 5 vite pas vdekjes kanë marrë pensione.

Sabrije Gashi-Beka, nga Prishtina, ka vdekur në qershor të vitit 2009, ndërsa deri në muajin shkurt të këtij viti familjarët e Sabrijes kanë marrë çdo muaj pensionin e saj. Shuma totale që kjo familje ka përfituar gjatë këtyre viteve është 5.340 euro.

MPMS e ka pranuar se ekzistojnë raste të tilla. Ndërsa Drejtori i Zyrës për Komunikim Publik, Musa Demiri, ka pranuar se ky fenomen po ndodh në vazhdimësi.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)