16 Nëntor 2024

MPMS-ja në konferencën vjetore të ILO-s

Gjenevë, 8 qershor - Në Konferencën vjetore të 104-ën më radhë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës- ILO, e cila po mbahet në Gjenevë, po merr pjesë delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe përfaqësuesit e Këshillit Ekonomiko-Social.

Në konferencë, Abrashi dhe delegacioni kanë zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të kësaj konference si dhe me delegacione të vendeve pjesëmarrëse.

Nga takimet e shumta me karakter lobues dhe rrjetizues, vlen të theksohet rëndësia e takimit me presidenten e konferencës, Ieva Juanzeme, kreun e Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, Wienen, ai me drejtoreshën e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit të ILO me bazë në Torino, O’Donovan, si dhe me delegacionet nga Turqia e Katari.

Si rezultat i kësaj vizite, është arritur të formalizohen bashkëpunime në fushën e fuqizimit të dialogut social dhe ngritjes së kapaciteteve të partnerëve anëtarë të Këshillit Ekonomik Social; në realizimin e vizitave zyrtare në Turqi dhe Lituani me qëllim të forcimit të bashkëpunimit; në organizimin e një vizite me drejtues ekzekutiv të ILO-s; në inicimin e pjesëmarrjes në rrjete dhe forume të specializuara në fushën e punës dhe organizimit sindikal dhe forma tjera të bashkëpunimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)