MPMS investon në ndërtimin e objektit për banim social në Kaçanik
Kaçanik, 23 shkurt - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e objektit për banim social në Kaçanik.
Ky është një investim në shumë prej 300,000.00 , dhe financohet nga MPMS. Realizimi i këtij projekti do të fillojë shumë shpejt, sapo komuna e Kaçanikut, t\'i përfundojë procedurat tenderuese.
Abrashi u zotua se MPMS do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte tjera për komunën e Kaçanikut, të cilat do të ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe ngritjen e mirëqenies sociale në këtë komunë.
Kryetari i komunës se Kaçanikut, Besim Ilazi, ka falënderuar Ministrin Abrashi, për projektin, duke e cilësuar si një nga investimet më të qëlluara në këtë komunë, duke premtuar se komuna do të ofrojë partneritet dhe bashkëpunim të sinqertë në realizimin e këtij projekti.