15 Nëntor 2024

MPMS e GIZ mbështesin programet e migrimit për punë

Prishtinë, 10 maj - Sot, Ministria e Punës  dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi për Migrim dhe Zhvillim (GIZ), kanë konfirmuar përkrahjen e tyre për programet e migracionit të punës dhe kanë shprehur gatishmërinë që të pajtohen për aktivitetet e ardhshme.

Gjatë hapjes së punëtorisë, ministri Arban Abrashi ka theksuar bashkëpunimin e mirë të MPMS-së dhe GIZ-it në këtë fushë si dhe rëndësinë që ka informimi për mundësitë e migrimit për punë për qytetarët e Kosovës.

Ministri Abrashi ka ripërsëritur edhe njëherë se prioriteti i të gjitha prioriteteve vazhdon të mbetet punësimi i të rinjve.

Gjithashtu Abrashi theksoi se Qeveria e Kosovës e mbështetë fuqishëm migrimin qarkor, duke marrë për bazë modelin e suksesshëm me Gjermaninë të filluar në janar të këtij viti, me ç’rast një numër i konsideruar të rinjsh tashmë punojnë atje në baza të përkohshme.

Gjithashtu u disktuar për rëndësinë e vecantë të investimeve të diasporës në Kosovë, ku ministri Abrashi ka shtuar se Qeveria e Kosovës dhe MPMS mbeten të përkushtuara ta ndihmojnë diasporën si një hallkë  e fuqishme e zhvillimit ekonomik të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)