08 Nëntor 2024

MPMS do të përkrahë rritjen e punësimit të grupeve në nevojë

Prishtinë, 5 dhjetor - Sot në Prishtinë është mbajtur takimi “Biznese me biznese”, në kuadër të projekteve të financuara nga grant skema për “Rritjen e punësimit të grupeve në nevojë”, ku pjesëmarrës ishin Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, Zëvendës Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë Libor Chlad dhe dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Kjo grant skemë e menaxhuar nga MPMS, është pjesë e një sërë masave të ndërrmarra nga ana e BE-së për integrimin e personave në nevojë në tregun e punës, duke iu ofruar atyre mundësi që të shëndërrohen në persona të vlerësuar të shoqërisë.

Pra me këtë skemë të menaxhuar nga MPMS dhe të financuar nga BE-ja, është mundësuar që gratë, të rinjtë, pjesëtarë të grupeve minoritare dhe persona me aftësi të kufizuara të cilët janë të papunë, të shëndërrohen në ndërrmarrës të vetëpunësuar apo të punësohen duke vënë në pah aftësitë, pasionin, idetë dhe përkushtimin e tyre.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, i cili hapi këtë takim u shpreh i kënaqur me jetësimin e këtij projekti i cili sipas tij sjell praktikat më të mira nga vendet e Bashkimit Evropian, sa i përket punësimit të personave në nevojë dhe vënien në dukje të pasioneve dhe ideve të tyre në botën e biznesit.

Ministri Abrashi theksoi që ky projekt ka pasur sukses se janë punësuar qindra veta dhe e mira e kësaj është se projekti sjell praktikat më të mira nga vendet e BE-së.

Poashtu Ministri Abrashi, njoftoi pjesëmarrësit se sa i përket Ligjit për Ndërrmarrjet Sociale jemi në fazën finale të kalimit në Qeveri dhe kjo është çështje javësh.

Ndërkaq Zëvendës Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Libor Chlad është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë nga MPMS edhe bizneset tjera që kanë bërë të mundur përmirësimin e tregut të punës në përgjithësi. 

Gjatë tre viteve të fundit, BE-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka menaxhuar në mënyrë efektive programin mbështetës për rritjen e punësimit të grupeve më nevojë.

Programi, me vlerë prej më shumë se 4 milionë euro kishte për qëllim kryesisht gratë, të rinjtë, minoritetet, personat me nevoja të veçanta dhe personat që jetojnë në zonat e largëta.

Të njëmbëdhjetë idetë për biznes të praktikuesve lokalë janë transferuar në projektet e BE-së dhe janë zbatuar në tërë Kosovën, ku qindra njerëz u trajnuan, inkurajuan për të zhvilluar plane për të filluar biznesin e tyre dhe për të zbatuar këto plane me një shkallë të vogël bashkëfinancimi nga BE-ja.

Janë krijuar shumë shembuj interesantë të \"ndërmarrjeve shoqërore” të cilat tani janë në kërkim të një vendi të favorshëm në mjedisin e biznesit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)