15 Nëntor 2024

MPMS dhe UNDP zgjerojnë programin e vetëpunësimit

Prishtinë, 22 dhjetor - Ministria  e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të zgjerojnë Programin e Vetëpunësimit edhe në rajonin e Mitrovicës, ku do të vendosen në dispozicion 160.000,00 euro si grante dhe këshillim për themelimin  e bizneseve të reja nga punëkërkuesit e papunë, të cilët do t‘i shfrytëzojnë këto mjete për të filluar biznese të reja, si dhe të punësojnë të tjerë.

Objektivi kryesor i Programit është që punëkërkuesve të papunë t'u ofrojë mundësi të fillojnë aktivitet biznesi.

Programi krahas ndihmës financiare përfshin edhe ofrimin e trajnimit/këshillimit dhe shërbimeve të konsulencës për të papunët që posedojnë  kualifikime dhe aftësi për ndërmarrësi, në mënyrë që ata mund të kenë sukses në zhvillimin e biznesit të  tyre.

Pranimi i aplikimeve do të bëhet në zyrat përkatëse për punësim në rajonin e Mitrovices për fazën e dytë të programit, i cili do të fillojë në muajin shkurt të vitit 2016.

Punëkërkuesit do të jenë të njoftuar me kohë për mënyrën e aplikimit dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë tek Zyrat e Punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)