16 Nëntor 2024

MPMS dhe UNDP, shpërndajnë 225.000 euro për 43 biznese të reja

Prishtinë, 2 tetor - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me përkrahje të Qeverisë së Finlandës dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim  (UNDP), sot ka shpërndarë grantet për 43 përfitues me ide biznesi në vlerë prej 225.000 Euro, që gjenerojnë vetëpunësimin e tyre dhe punësim në bizneset e tyre për të tjerët.

Propozimet fituese kanë të bëjnë me ide që do të ofrojnë shërbime e produkte të reja, kreative e konkurruese, me këtë rast 43 të papunësuar do të fitojnë grante në vlerë prej 3.000 deri në 6.000 euro, për të themeluar bizneset e tyre të reja.

Programi i vetëpunësimit ka filluar gjatë muajit prill të këtij viti, për të zgjeruar programet aktive të tregut të punës të implementuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mbështetjen e UNDP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)