20 Nëntor 2024

MPMS dhe Podujeva nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 13 qershor - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të financoj me 420 mijë euro ndërtimin e shtëpive për banim social për familjet e dëshmorëve dhe të atyre me gjendje të rëndë sociale, që aktualisht janë të strehuar në kontejnerë në Lagjen e Kuvajtit në Balloc të Podujevës.

Ky projekt do të realizohet në bazë të marrëveshjes-memorandumit të bashkëpunimit që u nënshkrua në mes MPMS-së dhe komunës së Podujevës, gjegjësisht në mes të zv/ministrit të MPMS-së, Fatmir Shurdhaj dhe kryetarit të Podujevës, Agim Veliu.

Sipas kësaj marrëveshjeje MPMS-ja do të financoj projektin në vlerë prej 420 mijë eurove dhe do të mbikëqyrë projektin gjatë ekzekutimit të punimeve, kurse komuna e Podujevës do të siguroj infrastrukturën ligjore për ekzekutimin e këtij projekti, do të hartoj projektet e detaizuara për ndërtimin e shtëpive, sipas standardeve dhe Ligjit të ndërtimit në Kosovë. Gjithashtu përfaqësuesit e komunës do të marrin pjesë edhe në mbikëqyrjen e projektit gjatë ekzekutimit të punimeve.

Komuna e Podujevës do të formoj një komision të përbashkët me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve për ndarjen e shtëpive për përfituesit e këtij projekti.

Me këtë marrëveshje do të realizohet vetëm faza e parë, kurse projekti pritet të vazhdoj edhe në faza të tjera të ndërtimit. Sipas zyrtarëve komunal të Podujevës, kjo komunë, nga buxheti i saj, do të ndërtoj gjatë këtij viti edhe 10 shtëpi për familjet me gjendje të rëndë sociale, që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)