MPMS dhe KEK nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi

Me këtë rast, u tha se është bërë pa hapje të konkursit por që lejohet kur janë një kohë të gjatë pa punë dhe janë pjesë e skemës sociale. Sa i përket të papunëve deri tash thuhet që të regjistruar janë 250 mijë sish.
Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj ka thënë se punëtorë të tillë kanë pasur edhe më herët por që për shkak të moshës së tyre janë detyruara që të shkojnë në pension.
Në anën tjetër, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka thënë se punësimi i gjithë këtyre njerëzve është për më së paku një vit me mundësi vazhdimi të kontratës.
Meqë është bërë pa konkurs, Rashiq ka thënë se është e caktuar që për njerëzit që kanë qenë një kohë të gjatë pa punë dhe janë pjesë e skemës sociale, lejohet kjo gjë.
Kur ka folur për punësime sezonale, ai ka thënë se nuk kanë shumë suksese përjashtuar projektet individuale. Ministri Rashiq tha se 29 mijë e 500 familje marrin ndihmë sociale nga shteti.
Ndryshe, 120 punëtorët që tashmë do të punojnë në KEK, do të jenë punëtorë fizik të angazhuar në miniera dhe gjenerim.