07 Nëntor 2024

MPMS dhe FMN zotohen për intensifikimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 3 tetor - Sot, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica priti delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.

Në këtë takim u diskutua  për sfidat dhe masat që do të merren në MPMS,  gjithashtu si temë ishin skemat sociale, ato pensionale si dhe ato për kategoritë e luftës.

Temë diskutimi ishin dhe politikat lidhur me legjislacionin e ri të paraparë me planin qeverisës të Republikës së Kosovës.

Ministri Reçica i njoftoi mysafirët me planet e tij për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me këto kategori.

Bashkëbiseduasit u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejmë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)