MPMS dërgon personat e hendikepuar për pushime
Prishtinë, 22 gusht - Arban Abrashi, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka bërë të ditur se 75 persona me aftësi të kufizuara, janë nisur për pushime në Durrës.
Siç ka bërë të ditur vetë ministri në profilin e tij në Facebook, organizimi është bërë nga Handicap Kosova, e është përkrahur nga Qeveria e Kosovës.
Ai gjithashtu ka thënë se tani e tutje, ata do ta kenë më mirë dhe më lehtë, për shkak se qeveria ka miratuar projektligjin për statusin dhe të drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik.