MPMS-AKB sektori privat punëdhënësi
Prishtinë, 15 qershor - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini sot realizuan një takim pune me Skender Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Gjatë takimit u diskutuan shumë çështje me rëndësi si: Ligji i Punës, Paga minimale, Siguria dhe shëndeti i punëtorëve në Punë, Marrëveshja e përgjithëshme kolektive.
Skender Reçica, Minisër i MPMS së pari falmnderoi delegacionin e AKB-se për këtë takim dhe tha se AKB është partnere e Këshillit Ekonomik Social dhe se shumë shpejt do të takohemi në KES dhe do ti inicojmë bashkarisht në Qeverinë e Kosovës për të aprovuar të gjitha këto çështje që janë me prioritet për Punëdhësit, Punëmarrësit dhe Qeverinë e Kosovës me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.