07 Nëntor 2024

MPMH përkrah komunën e Kamincës

Prishtinë, 31 mars - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti sot në takim, Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, me të cilin nënshkruan Memorandumin për përkrahje nga MMPH-ja për tri projekte me interes për banorët e komunës së Kamenicës, projekte këto të cilat kanë të bëjnë me kanalizim dhe ujësjellës.  

Në projekt përfshihet rregullimi i Kanalizimit në Kamenicë, vlera  10,000,00 euro, Ujësjellësi Koretin, vlera  43,000,00 euro dhe ujësjellësi Kopernicë – Kolloleq - Shipashnicë, vlera  83,000,00 Euro

Ministri Ferat Shala e inkurajoi kryetarin Sinani, që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi le të fillohet menjëherë me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për Komunën e Kamenicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)