MPJ ka paguar bileta për persona që nuk ishin zyrtarë të MPJ-së
Prishtinë, 27 qershor - Shkelje të shumta ka evidentuar Zyra e Auditorit Përgjithshëm (ZAP) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ) për vitin 2013.
Në këtë ministri auditori ka gjetur se kontroll jo të mirë në shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit. Sipas auditorit MPJ, gjatë vitit ka paguar një numër të madh të biletave të udhëtimit jashtë vendit për persona që nuk ishin zyrtarë të MPJ-së. Për këto udhëtime nuk kishte ftesa dhe aprovime paraprake nga ana e MPJ.
Prej shtatë pagesave të testuara në vlerë 217,248 euro MPJ ka paguar 115 bileta në vlerë prej 118,621euro për persona të cilët nuk ishin të punësuar apo zyrtarë të ministrisë.
MPJ nuk kishte kontrolle të duhura në procesimin e pagesave. Pagesat e kryera shoqërohen me rrezikun që të mos jenë në pajtim me kërkesat ligjore dhe t?i kenë shkaktuar shpenzime të paplanifikuara financiare ministrisëthuhet në raport.
760 mijë euro për avanse
Po ashtu, ZAP ka gjetur edhe pagesat në avanse jo në përputhje me kërkesat e ligjit për buxhet. Sipas Ligjit për Buxhet të Kosovës për vitin 2013, Organizata Buxhetore (OB) mund të paguajnë avance kontraktuesve për mallra dhe shërbime deri në maksimum 15 përqind të vlerës së kontratës (vlen për kontrata me vlerë mbi 10,000 euro). Ndërsa në raste të veçanta, dhënia e avansit prej 30 përqind deri në 100 përqind bëhet vetëm pas rekomandimit nga Komisioni për Buxhet dhe Financa (KFB).
Në tre raste MPJ kishte paguar në avans shumën e përbashkët prej 760,000 euro pa siguruar aprovimin paraprak nga KBF.
Ministria justifikohet me rëndësinë e veçantë që kanë projektet e financuara dhe benefitin që ato sjellin për shtetësinë e Kosovës.
Këto pagesa janë bërë si në vijim:
Për Marrëveshjen për Diplomaci Publike me Qeverinë Norvegjeze, është paguar avansi prej 300,000 euro te British Council i angazhuar si partner implementues i projektit. Për marrëveshjen The Tony Blair Faith Fondaton, është paguar një paradhënie prej 150,000 euro. Marrëveshja është lidhur më qëllim të bashkëpunimit në 3 projekte në fushën e dialogut ndër-fetar dhe tolerancës si pjesë e Diplomacisë Publike në kuadër të MP së. Si dhe për Marrëveshja për Krijimin dhe Vendosjen e Qendrës së Vizave në Kosovë është paguar avansi prej 300,000 euro nga MPJ. Kjo vlerë në total, është transferuar te Grupi Menaxhues Ndërkombëtar (Interntional Menagment Group) si implementues i projektitthuhet në raportin e ZAP-it.
Sipas marrëveshjeve të arritura me implementuesit e projekteve parashihej financimi i tyre nga MPJ. Mirëpo, pagesat MPJ ishin bërë në avans në mungesë të ndonjë fature dhe raporti të shpenzimeve të implementuesve. Auditori ka konstatuar se dhënia e avansve nuk kishte shkuar përmes procedurave të kërkuara të ligjit për buxhet.
Sipas ZAP-it në fazën finale të auditimit për avansin prej 300,000 euro, British Counsil kishte ofruar raportin narrativ dhe aportin e auditimit për fondet e shpenzuara, ndërsa raporti për Marrëveshjen e Vizave ZAP e kemi pranuar me datë 22.05.2014.
Pagesat në avanse nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, kanë anashkaluar kërkesat e ligjit të buxhetit. Kjo rrit rrezikun që të bëhen pagesa të pa justifikuara dhe ministria të mos ketë kontroll për shpenzimet e sajthuhet në raportin e ZAP-it
17,400 euro financim për OJQ
Po ashtu ZAP ka gjetur se në tri pagesa në vlerë 17,400 euro, MPJ kishte financuar Organizatat Jo Qeveritare (OJQ) dhe persona të tjerë në formë të subvencioneve dhe
transfereve nga kategoria mallra dhe shërbime. Sipas ZAP-it ekzekutimi i pagesave ishte bërë në mungesë të raporteve nga përfituesit e këtyre mjeteve.
Këto raporte janë sjellë me vonesë pas ekzektuimit të pagesave. Si pagesa të tilla janë ndërprerë në gjysmën e dytë të vitit. Pagesa për subvencione nga mallrat dhe shërbimet mund të shpie në keq klasifikim të pagesave dhe në raportim financiar të nivelit të dobët.
Kjo gjithashtu mund të rrit rrezikun e realizimit të pagesave për shërbimet e parealizuara. Ministri duhet të siguroj vendosjen e një mekanizmi të fuqishëm në ndërprerjen e praktikave për pagesat e subvencione dhe transfereve nga kategoria e mallrave dhe shërbimevethuhet më tej në raport.
/Zëri/