18 Nëntor 2024

MPJ dhe OEK nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë, 29 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, pas një takimi që kanë zhvilluar të shtunën, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet MPJ-së dhe OEK-ut, i cili ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e diplomacisë ekonomike.

Ministri Hoxhaj, pas takimit e ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer që MPJ dhe OEK kanë pasur gjatë këtyre viteve.

Por, siç u shpreh Hoxhaj, nga sot hapet një kapitull i ri i bashkëpunimit, duke u mbështetur në pesë shtylla.

“Promovimi i produkteve jashtë vendit, sjellja e investitorëve të huaj në Kosovë pasi tregtia e jashtme është pjesë e politikës së jashtme, organizimi i forumeve të përbashkëta ekonomike dhe investive në Kosovë dhe jashtë, prezantimi i një imazhi të duhur jashtë Kosovës. Të gjitha këto do të mund t’i realizojmë përmes emërimit të atasheve ekonomikë”, theksoi Hoxhaj.

Ai ka thënë se me kryetarin e OEK-ut, Gerxhaliu, do të niset një bashkëbisedim i drejtpërdrejt me biznesin kosovar nëpër qytetet e Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, po ashtu theksoi se është studiuar mirë edhe çështja e dërgimit të atasheve ekonomikë.

“Do të dërgojmë në një të ardhme të afërt atashe ekonomikë në Uashington, Berlin, Romë, Londër dhe Paris. Në Bruksel tashmë e kemi dërguar si një lloj testi që ka dal i suksesshëm”, tha ministri Hoxhaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se prania e ministrit Hoxhaj dëshmon për seriozitetin e bashkëpunimit ndërmjet OEK-ut dhe MPJ-së, në avancimin e diplomacisë ekonomike.

Gërxhaliu po ashtu theksoi se OEK-u është i interesuar t’i shtyjë përpara katër prioritetet të quajtura 4 E, e që janë Evropa, ekonomia, edukimi dhe mjedisi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)