02 Nëntor 2024

MPBAP përkrahë bizneset me qëllim të përballimit të krizës nga koronavirusi

Prishtinë, 22 mars - Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI) ka mbajtur një takim me përfaqësuesit nga Oda Afariste e Kosovës, Klubi i Prodhuesve, Oda Ekonomike, Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës.

Temë diskutimi në këtë takim ishte përkrahja e sektorit të biznesit kosovar gjatë kohës që po përballemi me krizën e shkaktuar pandemia e virusit COVID-19.

Zyrtarët e GNMI-se njëherësh edhe ministra në Qeverinë e Republikës së Kosovës theksuan se përkundër faktit që vendi po përballet me krizën shëndetësore, Qeveria është duke punuar në drejtim të duhur, me qëllim të ruajtjes së bizneseve dhe ekonomisë se vendit.

Në të njëjtën kohë, ata u njoftuan edhe për arsyeshmërinë e masave që Qeveria e Republikës së Kosovës i ka marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Me këtë rast, u bë e ditur se në ditët në vijim do të merren masa shtesë, në përkrahje të bizneseve, me qëllim që të minimizohen dëmtimet ekonomike, që mund të pasojnë pas kësaj situate.

Në këtë takim, u kërkua mirëkuptim nga komuniteti i biznesit dhe të punohet në partneritet me Qeverinë e Republikës së Kosovës, që bashkërisht të kalohet kjo krizë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Republikën e Kosovës, kërkuan nga organet qeveritare që të merren masa konkrete në mënyrë që të ndihmohen bizneset, e me këtë edhe qytetarët. Ata kërkuan të krijohen lehtësira konkrete për bizneset private në vend, me qëllim të përballimit të kësaj krize.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)