MPB nënshkroi kontratë për prodhimin e pasaportave biometrike
Prishtinë, 20 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme nënshkroi kontratë për prodhimin e pasaportave biometrike me kompaninë austriake, OESD.
Nga të gjithë ofertuesit ekonomikë që kanë aplikuar për këtë tender, në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik dhe duke respektuar të gjitha procedurat tjera administrative, fitues është shpallur kompania OESD, që i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara në tender.
Pas nënshkrimit të kontratës, me vlerë 14,127,003.24 euro, brenda një muaji do të vendoset për dizajnin e pasaportave biometrike dhe masat e sigurisë, ndërsa pas katër muajve pritet të arrijë kontingjenti i parë me pasaporta biometrike.
Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë, që brenda 3 viteve të prodhohen më tepër se 1 milion e 300 mijë pasaporta biometrike, që do të jenë të mjaftueshme dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të pajisen me pasaporta biometrike.