Moti sot me diell
Prishtinë, 14 maj - Mot me diell dhe vranësira të dendura do të na shoqërojë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit, thuhet në njoftimin e IHMK\'së.
“Vranësirat ditën e diel vende-vende do te shoqërohen me riga shiu, kryesisht në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës”, deklaron IHK.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do te lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius”, thuhet në vazhdimin e komunikatës.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 14m/s”.