Moti sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës
Prishtinë, 12 janar - Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, nëpër ultësira kishte edhe mjegull. Temperatura më e ulët u shënua -1 gradë celsius kurse më e larta e ditës ka arritur në 10 gradë celsius .
Shtypja atmosferike është luhatur nga 947mb në 949 milibar .Lagështia relative e ajrit në mëngjes ishte 98% kurse gjatë ditës ka zbritur në 73% . Dukshmëria horizontale ishte mbi 8 kilometra . Ka fryer erë e lehtë nga ana e jug-perëndimit, me shpejtësi deri në 2 m/s.
Edhe për nesër parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell, nëpër lugina do të ketë mjegull. Vlerat minimale të temperaturave do të luhaten nga -1 deri 0 gradë celsius,kurse më e larta e ditës do të arrijë në 9 gradë celsius.Do të fryej erë e lehtë nga ana e jugut dhe juglindjes