16 Nëntor 2024

Moti me vranësira dhe intervale kohore me diell

Prishtinë, 17 gusht -  Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se moti në Kosovë do të ndikohet nga masat e freskëta të ajrit të cilat depërtojnë nga ana verilindore dhe veriperëndimore e kontinentit.

“Pas kësaj periudhe të gjatë kohore me temperatura të larta, këto masa të freskëta do të ndikojnë në uljen në dy ekstremet e temperaturave, minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa masimalet nga 25-29 gradë Celsius. Derisa në viset malore kjo freski do të jetë shum më e ndieshme, ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Sipas IHK-së, do të ketë një javë me vranësira të dendura dhe intervale kohore me diell.

 “Vranësirat herë-herë do të përcillen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu, të cilat napër disa vende do të jenë rebeshe shiu të përcjellura edhe me erëra të forta, shpejtësia e së cilës do të arrijë deri 13m/s”, ka njoftuar IHK-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)