Moti me temperatura pranverore
Prishtinë, 15 shkurt - Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga jugperendimi.
Si pasoj e rritjes së shtypjes së ajrit dhe depërtimit të këtyre masave mbi vendin tonë, kjo periudhë pesë ditore do të jetë me temperatura pranverore. Vlera minimale e temperaturave minimale do të lëvizë nga 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Të hënë në pjesën e parë të ditës do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi mbi 15m/s, do të ketë reshje shiu vetëm në jug dhe jugperendim të vendit, kurse të martën dhe të mërkuren sipas imazheve satelitore dhe situatës sinoptike parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me maksimalet që do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.
Nga dita e enjëte do të ketë vranësira të dendura të cilat pasdite vende vende dotë shoqërohen me reshje shiu të cilat do të vazhdojnë edhe të premten.
Era do ta ndërroj kahun nga jugperendimi në drejtim të veriut dhe verilindjes gjë që do të ndikoj edhe në uljen e temperaturave.