Mot me diell dhe i ndryshueshëm
Prishtinë, 7 shkurt - Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit të cilat burimin e kanë nga ana jugperendimore e Kontinentit.
Këto masa relativisht të ngrohta nuk do të jenë stabile, kështu që nga mesi i javës do të ketë rënje në fushat barike gjë që gjatë ditës së mërkurë pritet të ketë reshje shiu , kurse në viset malore këto reshje do të jenë të përziera me borë.
Sasitë më të mëdha të reshjeve pritet të bien në jugperendim dhe në perendim të vendit, derisa në pjeset tjera të vendit kjo sasi e reshjeve pritet të jetë më e ulët.Vlerat minimale të temperaturave gjatë natës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 9-13 gradë Celsius.
Nga dite e enjete dhe të premten reshje nuk do të ketë në pjesen dermuese të vendit, por që gjatë vikendit (kryesisht të dielen) serish do të fillojnë reshjet të cilat pritet ta përfshijnë tërë territorin.
\"Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperendimit, e cila të merkuren pritet të jetë me vlera më të mëdha , diku nga 1-11m/s\", ka njoftuar Instituti hidrometeorologjik i Kosovës.