Mot i ndryshueshëm me vranësira
Prishtinë, 6 mars - Fushat me presion të ndyshueshëm atmosferik të cilat e kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të jenë labile gjatë kësaj periudhe të parashikimit.
Në këtë gjendje labile do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, reshje shiu dhe periudha me diell. Në viset malore sërish pritet të ketë reshje të dobëta bore. Kjo gjendje e motit do të përcillet edhe me erëra të cilat pritet të fryjnë ditën e hënë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Shtypja atmosferike të hënën dhe pjesen e parë të ditës së marte do të mbeten nën vlerat e normales kurse , në pjesen e dytë të ditës dhe tutje shtypja e ajrit do të rritet.
Të hënën ku pritet të jenë temperaturat më të larta se ditët tjera do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja, ku do të vazhdojnë edhe pjesen e parë të ditës së marte , kurse në ditët tjera do të fryjë erë nga veriu dhe veriperendimi me shpejtesi 1-8m/s.