Mosrespektimi i rregullave të stabilitetit evropian dobëson besimin
Frankfurt, 6 prill - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi, theksoi se mosrespektimi i rregullave evropiane përsa i përket stabilitetit dhe reduktimit të deficiteve dobëson besimin në Evropë.
Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi, theksoi se mosrespektimi i rregullave evropiane përsa i përket stabilitetit dhe reduktimit të deficiteve dobëson besimin në Evropë.
Mosrespektimi i rregullave dobëson besimin, deklaroi ai në një konferencë shtypi në Frankfurt, në përgjigje të një pyetjeje përsa i përket propozimeve të Ministrit të ri francez të Financave dhe Llogarive Publike, Michel Sapin.
Ky i fundit theksoi se ritmi i reduktimit të deficit publik të Francës do të diskutohet në Bruksel duke shtuar se ishte në interes të përbashkët të Evropës për të gjetur ritmin.
Franca u angazhua me partnerët evropianë për të kaluar nën barrën tre për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2015. Në vitin 2013, deficiti arriti në 4,3 për qind të PBB-së.
Përsa i përket politikës buxhetore, vendet e zonës euro kanë realizuar progres të rëndësishme për të korrigjuar çekuilibrimet e të shkuarës, theksoi Draghi.