Mos implementimi i Ligjit të Punës po sjell problemet e punëtorëve
Prishtinë, 5 shkurt - Kryetari i Sindikatës të Pavarur së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi sot kishte takim me Kryeministrin Isa Mustafa, zv.Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaqi dhe Ministrin e Punës Arban Abrashi.
Jusuf Azemi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur se Sektorit Privat të Kosovës, ka thënë së në këtë takim ai e ka njoftuar Kreun e Qeverisë se Kosovës për mos implementimin e Ligjit të Punës dhe Marrëveshjen Kolektive, problemet e punëtorëve në sektorin privat dhe atyre u shpjegoi se si mund të dilet nga kjo gjendje e rëndë në këtë sektorë.
Krerët e Qeveris premtuan mbështetje të plotë për këtë sektorë , por sa do të mbështetemi , mbetet të shihet në të ardhmen.