17 Nëntor 2024

Mos e politizoni “Trepçë”-n

Prishtinë, 2 shkurt -  Ish-drejtori i ndërmarrjes “Trepça”, Ferat Shala, ka thënë se problemi i kësaj ndërmarrje duhet të zgjidhet brenda institucioneve vendimmarrëse, juridike dhe ekonomike.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Shala ka thënë se prioritet i institucioneve të Kosovës duhet të jetë ngritja e një trupe profesionale, ku mbi bazën e argumenteve shkencore dhe rrethanave që dikton ekonomia e tregut të lirë, të fillojë procesi i zgjidhjes së problemit juridik dhe ekonomik të “Trepçë”-s.

“Kjo nënkupton një proces transparent, të papolitizuar, në bashkëpunim me faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë në ekspertizë, në mënyrë që zgjidhja e statusit të ndërmarrjes të hapë rrugë për zgjidhjen e problemit ekonomik, që nënkupton fillimin e ristrukturimit të mirëfilltë të ndërmarrjes ‘Trepça’”, është shprehur Shala.

Shala ka deklaruar se zgjidhja e problemit të “Trepçë”-s nuk duhet të shtrohet për diskutim me Serbinë në Bruksel. Ai ka vlerësuar se “Trepça” duhet të shkëputet pjesërisht nga AKP-ja.

Profesori i  Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës  “Hasan Prishtina”, ka thënë se procesi i rimëkëmbjes së “Trepçë”-s kërkon së paku një afat kohor prej tre vjetësh. Pavarësisht sfidave që ka pasur Kosova, ai ka thënë se kanë arritur t’i ruajnë trungun dhe palcën kurrizore të “Trepçë”-s.

Shala ka shtuar se ringjallja e “Trepçë”-s do të ishte faktor dominues në zbutjen e madhe të papunësisë. “Mundësitë janë shumë të mëdha që ‘Trepça’ ta punësojë një numër të madh punëtorësh në të ardhmen”, është shprehur Shala.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)