Moodys zhvlerëson Spanjën
Madrid, 19 tetor - Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moodys zhvlerësoi aftësin e Spanjës për shlyerjen e borxhit me 2 nivele.
Vendimi i Moodys vjen pas atij të Standard & Poors, që disa ditë me parë ndërmori të njëjtin hap. Agjencia zbriti Spanjën nga niveli Aa2 në A1.
Moodys argumenton zhvlerësimin me masat e ndërmarra nga vendet e eurozonës, të cilat sipas saj janë të pamjaftueshme dhe nuk ngjallin besueshmëri në tregje.
Në orët e para të ditës së martë, Moodys paralajmëroi se po shqyrton mundësinë e zhvlerësimit të Francës, e cila për momentin qendron në AAA.