Moodys zhvlerëson Britaninë
Londër, 23 shkurt - Britania e Madhe ka humbur vlerësimin maksimal AAA, për herë të parë që prej 1978-s, teksa pritshmëria për rritjen do të mbetet e ngadalshme në vitet e ardhshme.
Agjencia e vlerësimit Moodys është e para që zhvlerëson Britaninë e Madhe nga rangu më i lartë në Aa1.
Moodys njoftoi se programi i qeverisë për reduktimin e borxhit është përballur me sfida domethënëse në rrugë e sipër.
Kancelari George Osborne tha se vendimi ishte një përkujtues i zymtë i problemeve me borxhin, me të cilat po përballet vendi ynë.
Edhe pse është shumë larg vendosmërisë sonë për të ofruar një plan ekonomik të rimëkëmbjes, ky vendim e dyfishon atë, shtoi ai. Do të ecim përpara me planin, për të shkurtuar defiçitin me 1/4-tën.
Megjithatë, Osborne rrezikon tashmë të konsiderohet si një kancelar i zhvlerësuar, bën të ditur një specialist i BBC-së.
E keqja do ti ndjekë, nëse buxheti do të tregojë rritje të borxhit, por, për shumicën e njerëzve, ajo që shqetëson nuk është vlerësimi i borxhit apo statistikat, por çmimet e larta të karburanteve, ushqimeve dhe asortimenteve të tjera, si dhe norma e interesit, nëse rritet më tej, shtoi ai.
Britania e Madhe kishte një vlerësim maksimal prej AAA, që prej 1978-s, si nga Moodys edhe nga Standard & Poors.
Ed Balls, një ish-kancelar, tha se vendimi është një goditje poshtëruese ndaj kryeministrit dhe kancelarit, të cilët thoshin se mbajtja e vlerësimit AAA ishte prova e besueshmërisë ekonomike dhe politike të tyre.