Moodys: Zgjidhja e krizës do kërkojë shumë vjet
New York, 22 gusht - Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moodys vlerëson se reformat e miratuara nga Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Spanja kanë ndihmuar për të përmirësuar situatën ekonomike në këto vende, por zgjidhja përfundimtare e problemeve të tyre do të zgjasë shumë vite.
\"Zbatimi i një numri të caktuar reformash strukturore në vendet e eurozonës si Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Spanja, ka përmirësuar situatën, por ende nuk ka zgjidhur disekuilibrat e jashtëm që u zhvilluan në këto vende para krizës\", thotë Moodys në një deklaratë për shtyp.
\"Korrigjimi që ka ardhur nga zbatimi i këtyre reformave, mund të marrë disa vjet,\" përfundon deklarata.