20 Nëntor 2024

Moody's vlerëson Shqipërinë me B1

Tiranë, 18 qershor - Agjencia e vlerësimit të kreditit Moody's i ka vënë Shqipërisë gradën "B1" të hënën si dhe ka vlerësuar pritshmërinë "të qëndrueshme" për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike të Shqipërisë, njoftoi Ministria e Financave.

Një vlerësim i tillë, thuhet në njoftim, përçon sinjale pozitive dhe në të njëjtën kohë është dëshmi e besueshmërisë së vendit për stabilitetin makroekonomik, politikat dhe reformat ekonomike në mbështetje të biznesit, përmirësimit të mjedisit fiskal dhe vazhdimësisë së reformave në vend.

Por njoftimi i Ministrisë së Financave bëhet në kohë fushate elektorale në Shqipëri, kur opozita e akuzon çdo ditë qeverinë se po shpenzon paratë e taksapaguesve përpara zgjedhjeve.

Disa ditë më parë, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe njëherësh kandidat për deputet i Partisë Socialiste, deklaroi se financat janë në gjendje alarmante, "shqetësuese dhe të ngjashme me ato të skenarit grek".

Të dhënat paraprake të Ministrisë të Financave, të bëra publike në rrugë informale, tregojnë një rënie të ardhurash për muajin maj deri në 30 %. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)