03 Maj 2024

Moodys, uli notën e kredisë afatgjate të 16 bankave spanjolle

Madrid, 18 maj - Qeveria spanjolle, me masa të reja ekonomike mundohet të frenojë ecurinë negative ndërkohë që shifrat e papunësisë janë rritur në stratosferë dhe bankat e vendit janë zhytur në borxhe.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, Moodys, uli notën e kredisë afatgjate të 16 bankave spanjolle.

Modys duke treguar si arsye vështirësitë me të cilat përballet ekonomia spanjolle, duke filluar nga dy bankat më të mëdha të vendit, ka ulur notën e kredisë me 1 deri në dy shkallë për disa banka spanjolle.

Spanja që mundohet ti bëjë ballë borxheve që kapin shifrat miliarda dollarë dhe që ka përqindjen e papunësisë më të lartë në Zonën Euro, mundohet që gjejë rrugët që mund ta shpëtojnë nga falimentimi.

Sipas kësaj, do të shkurtojë 7 miliardë euro për sektorin e mjekësisë dhe 3 miliardë euro për arsimin.

Për këtë paketë kanë reaguar edhe opozitarët edhe sindikatat.

Në fushën e mjekësisë, duke filluar që nga muaji shtator, emigrantët do të përjashtohen nga shërbimet mjekësore falas, ndërsa pensionistët do të jenë të detyruar të paguajnë një farë shume për të marrë ilaçet. Këto vendime shkaktuan reagime të mëdha në vend.

Kurse në shkurtimin 3 miliardë euro në fushën e arsimit, duke filluar nga viti i ardhshëm, parashikohet rritja e numrit të nxënësve në një klasë, rritja e pagesës së universitetit dhe do të rriten orët e punës së mësuesve.

Punonjësit e arsimit që dalin kundër masave të reja, përgatiten që ditën e martë të bëjnë një grevë të përgjithshme.

Këto masa të hidhura që vijnë njëra pas tjetrës, nuk pengojnë ecurinë negative të sektorit bankar, që është edhe shtylla e ekonomisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)