Moody's, uli ndjeshëm Portugalinë për shkak të borxhit të saj
Liosbonë, 6 korrik - Agjencia e renditjes së kreditimit, Moody`s Investors Service, uli ndjeshëm Portugalinë për shkak të borxhit të saj.
Niveli i borxhit portugez ndodhet në kategorinë junk dhe sipas agjencisë Portugalisë do t`i nevojitet një tjetër hua, përpara se të marrë para nga tregjet financiare sërish.
Megjithatë, vlerësimi i Moody`s është hedhur poshtë nga qeveria portugeze e cila në një deklaratë tha se agjencia në studimin dhe vlerësimin e saj nuk kishte marrë parasysh masat drastike dhe shkurtimet buxhetore të ndërmarra në muajt e fundit nga Lisbona.