Moody's uli me dy shkallë vlerësimin për Qipron greke
Nicosia, 5 nëntor - Agjencia e vlerësimit financiar Moody's uli të premten me dy shkallë vlerësimin për borxhin sovran të Qipros së Jugut, duke e çuar atë nga Baa1 në Baa3, për shkak të ekspozimit të madh të sistemit të saj bankar ndaj borxhit grek dhe nuk përjashtoi edhe ulje të tjera.
Vlerësimi i Qipros është ulur tashmë me një shkallë më 27 tetor nga agjencia e kontrollit financiar Standard & Poor's, për të njëjtat arsye.