Moodys ulë notën e vlerësimit për 5 banka greke
Athinë, 12 shkurt - Një goditje tjetër për Greqinë, e cila po përjeton një krizë me Bashkimin Evropian pas zgjedhjeve në vend, ka ardhur nga Agjencia e vlerësimit financiar, Moodys. Kjo agjenci ka ulur notën për 5 banka greke.
Agjencia e vlerësimit financiar, Moodys, pasi e cilësoi notën e kredisë së Greqisë me ecuri negative, këtë radhë njoftoi se ka ulur me një shkallë notën për 5 banka greke.
Arsye për këtë vendim ka treguar mos nënshkrimin në kohë të marrëveshjeve të duhura mbi likuiditet dhe financimet nga ana e qeverisë së re greke.
Në deklaratë, tërhiqej vëmendja në dobësinë e mbështetjes nga ana e Fondit të Stabilitetit Financiar të Greqisë nëse bankat do të kishin nevojë.
Në datën 6 shkurt, Agjencia e vlerësimit financiar, Moodys, e cilësoi notën e kredisë së Greqisë me një ecuri negative, ndërsa në të njëjtën datë, Standard & Poor\'s, notën e kredisë së Greqisë, nga \"B\" e uli në \"B minus\".