Moody's ul notën e kredisë së Greqisë
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditimit, Moody\'s uli vlerësimin ndaj Greqisë nga Caa2 në Caa3.
Moody\'s normën e kreditimit të Greqisë e ka ulur nga Caa2 në një shkallë më të ulët dhe pretendon se ky vend është në rrugën e rënies së mundshme të mëtejshme në klasifikimin e kredive.
Klasifikimi Caa3 është dhe njihet si një vlerësim shumë i prekshëm i kreditimit me kapacitet jashtëzakonisht të rrezikshëm për të përmbushur angazhimet financiare, që është shumë e varur në bizneset e favorshme, financiare dhe kushteve ekonomike.
Pa marrë parasysh se çfarë rezultati do të sjellë referendumi që do të mbahet këtë fundjavë në Greqi, Moody\'s shprehet se me shumë gjasa huadhënësit do të vazhdojnë të mbështesin këtë vend.
\"Pa mbështetjen e kreditorëve zyrtarë, Greqia nuk do të jetë në gjendje për të përmbushur atë që pritet prej tyre kur është fjala për sektorin privat. Zhvillimet e fundit kanë treguar dallimin në mes kërkesave të Greqisë dhe se si ky vend është me të vërtetë në gjendje të bëjë reforma ekonomike dhe financiare. Kjo situatë, për më tepër, është një vështirësi serioze dhe për mbështetjet afatgjata në të ardhmen. Greqia me vendimin e referendumit i ka rrezikuar më shumë marrëdhëniet e saj me kreditorët, \" shkruan Moody\'s.
Ndërkohë theksohet se në rast se përgjigja në referendum do të jetë \"Jo\", atëherë Greqia do të rrisë rrezikun e largimit të saj nga Eurozona.